Atletët e Kosovës fituan 25 medalje në Shkup

Atletika

Atletët e Kosovës fituan 25 medalje në Shkup

Nga: K.G. Më: 24 prill 2017 Në ora: 11:26
Luljeta Shala në mesin e më të mirëve

Atletët e atletet e kombëtares së Kosovës u kthyen me 25 medalje nga garat e zhvilluar në Shkup. “Atletët morën pjesë në Mitingun ndërkombëtar në Shkup të Maqedonisë, me 57 atletë prej tyre 23 femra.
Atletët tanë bënë paraqitje të mirë ku arritën të thyejnë katër rekorde të Kosovës dhe fituan 25 medalje, 8 të arta, 10 të argjendta dhe 7 të bronzta. Musa Hajdari vendi i parë në disiplinën 400 metra, Valentin Sadiku vendi i dytë në disiplinën 400  m., Vijona Kryeziu vendi i parë, Rita Hajdini vendi i tretë në disiplinën 400 m., Astrit Kryeziu vendi i parë 800 m., Musa Hajdari vendi i dytë 800 m., Muhamet Ismajli vendi i tretë në 800 m.
Alen Softiç vendi i parë në disiplinën gjyle (12.79 m.), Arsim Miroci  - i dyti në disiplinën gjyle, Alen Softiç - i pari në disiplinën disk merez 40.70 m., Arsim Miroci - i dyti në disiplinën disk, Argjend Avdia - i treti në disiplinën shtizë; Artida Sopaj - i dyti në disiplinën gjyle, Artida Sopaj - i dyti në disiplinën disk; Luljeta Shala - i pari në disiplinën 2000 m., Gentiana Peci - i treti 2000 m., Gresa Bakraçi - i pari në disiplinën 800 m. Valentina Kelmendi - i dyti 800 m., Albina Deliu - i treti 800 m., Ardian Peci - i pari në disiplinën 300 m. për U-16 kërcim së larti; Erudit Rysha - i treti në disiplinën kërcim së larti, Leart Osmanaj - i treti në disiplinën 100 m. Merlinda Kryeziu - i dyti në disiplinën kërcim së larti, Merlinda Kryeziu - i dyti kërcim së gjati; Duarza Ivanja - i pari 300 m. U-16”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat