Diamong League rikthen yjet në Doha

Atletika

Diamong League rikthen yjet në Doha

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:43
Doha

Takimi i parë sezonal në Diamond League riktheu në pistë disa prej emrave më të rëndësishëm të Atletikës Botërore duke dhuruar jo pak emocione për të pranishmit në Doha. Një ndër garat më të bukura ishte ajo e 400 metrave për meshkuj, me Steven Gardinet të Bahamas që arriti të presë i pari vijën e finishit me kohën e 44.60 sekonda duke lënë pas medaljen e bronztë të Olimpiadës LaShawn Merrit dhe Tony Mcqauy.

Në garën e 1500 metrave ishte një duel mes tre kenianëve Managoui, Kiplagat dhe Birgen me të parin që arriti të fitojë me kohën e 3 minuta 31 sekonda e 90 të qindtat.

Afrikano-jugorja Casper Semenya dominoi sic pritej në 800 metra për femra duke fituar përballë Wambui dhe Jepkoech Sum. Shumë emocione dhuroi dueli i shpejtësisë në 200 metra për femra me Elaine Thompson që mundi rivalen e saj Dafne Schippers duke u hakmarrë dhe për humbjen në Lojrat e Rios.

Në hedhjen e shtizës, gjermani Thomas Roehler hyri në histori me rezultatin e dytë më të mirë të të gjitha kohërave me 93.90 metra duke lënë pas bashkombasin e tij Vetter. Sigurisht që interesimi më i madh mbetet gjithmonë për garën e 100 metrave për meshkuj ku zhgënjeu paraqitja e Justin Gatlin që u rendit vetëm i katërti ndërsa fitorja shkoi për afrikano-jugorin Akani Simbine që ndali kronometrin në 9.99 sekonda duke mundur Asafa Powell dhe Femi Ogunoden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat