Kosova me dy atletë profesionist në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2017’

Atletika

Kosova me dy atletë profesionist në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2017’

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2017 Në ora: 11:22
Luljeta Zhegrova

Gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe që do të zhvillohet në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Gjysmëmaratona ndërkombëtare ‘Prishtina 2017’, e cila organizohet për herë të 17-të më radhë, njëherësh e ka tani epitetin edhe Kampionati Ballkanik, siç merret vesh ka një numër të madh të të interesuarve që të jenë pjesë e kësaj gare prestigjioze.

Deri më tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen atletë nga disa shtete, si Kenia, Turqia, Bullgaria, Etiopia etj.  Burimet brenda Federatës Atletike të Kosovës, bëjnë të ditur se Kosova do të përfaqësohet me dy atletë profesionist: Luljeta Zhegrova – Shala dhe  Arbnore Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat