Zhegrova mëton plasman sa më të mirë në gjysmëmaratonë

Atletika

Zhegrova mëton plasman sa më të mirë në gjysmëmaratonë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2017 Në ora: 19:18
Luljeta Zhegrova-Shala

Gjithçka është e gatshme për garën më prestigjioze që mbahet (me 14 maj) në kryeqytetin e Kosovës,  gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2017”, njëherësh Kampionat Ballkanik në atletikë. Organizatorët e kësaj gare thonë se përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë deri me tash dhe presin një numër të madh të atletëve nga shtetet e ndryshme të botës. Të dielën, Prishtina do të jetë në festë të atletikës, ku do të zbarkojnë atletet e atletët nga vendet e ndryshme të botës.  Gara do të fillojë në orën 10.00 nga Prishtina në relacionin Fushë Kosovë, Kastriot dhe Prishtinë, me gjatësi të shtegut 21 kilometra. Atletja më përvojë e kombëtares së Kosovës,  Luljeta Zhegrova-Shala, deklaroi për gazetën “Bota sot”, se është e përgatitur maksimalisht për këtë garë jashtëzakonisht të fortë.

“Bota sot”: Nuk është hera e parë që merreni pjesë në gjysmëmaratonë, sa është e vështirë?

Luljeta Zhegrova-Shala: Vrapimet e gjata në përgjithësi janë të vështira. Për mua personalisht, kjo është gara që më lodhë më së shumti, për arsye se pjesa në dalje të Fushë Kosovës, Kastriotit e deri në hyrje të Prishtinës, me mundon ajri që shkaktohet nga Kastrioti dhe kjo më vështirëson mundësinë që të bëjë rezultat të mirë, sidomos kur moti është më diell e temperaturat janë të larta.

“Bota sot”: Cili është synimi juaj kësaj radhe?

Luljeta Zhegrova-Shala: Jam përgatitur shumë për këtë garë dhe synimi im është që pikësëpari të përmirësojë rezultatin tim personal dhe gjithashtu edhe të radhitem sa më mirë në plasmanin e përgjithshëm.

“Bota sot”:  Me cilët garues konsideroni se do të keni rivalitet të madh sidomos nga shtetet e jashtme?

Luljeta Zhegrova-Shala:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat