Kryeziu u ballafaqua me probleme, Zhegrova fajëson pluhurin e hidrocentraleve

Atletika

Kryeziu u ballafaqua me probleme, Zhegrova fajëson pluhurin e hidrocentraleve

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:35
Ilustrim

Atletët e Kosovës nuk kanë arritur rezultate ashtu siç pritej në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2017”, njëherësh Kampionati Ballkanik.  Shtegu ishte mjaft i mirë (Prishtinë-Kastriot-Fushë Kosovë e Prishtinë), por paksa faji u hodh edhe te temperaturat herë të ulëta e herë të larta. 

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se gjithçka ka qenë në nivelin e duhur sidomos ka marrë vlerësime të larta nga kryetari i Federatës Ballkanike,  Dobromir Karamarinov. Suad Kryeziut nuk i shkuan gjërat sipas planit në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2017” që u zhvillua të dielën e 14 majit. Atleti i klubit kampion Rogana, kishte pritur shumë më shumë, por fatkeqësisht hasi në probleme gjatë vrapimit sidomos në kilometrin e dhjetë. Ai ndjehet mjaft i nevrikosur që nuk arriti në kohën që planifikonte, pasi që hasi në një lëndim. “Jam paksa i dëshpëruar me garën e fundit që bëra në gjysmëmaratonën e Prishtinës, për shkak se nuk munda ta jap maksimumin tim që kisha shkaku një problemi shumë të madh që kisha me këmbën e djathtë dhe një krizë shumë të madhe në stomak dy ditë para garave dhe i njëjti problem mu paraqit edhe ditën e garës mbas kilometrit të 10-të. Isha....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat