Kosova me disa atletë në garën e fortë në Stamboll

Atletika

Kosova me disa atletë në garën e fortë në Stamboll

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 15:10
Kombëtarja e Kosovës

Federata Atletike e Kosovës do të përfaqësoj Kosovën me gjashtë atletë në Kampionatin Ballkanik për U-18 që mbahet me 3 qershor në Stamboll. Atletët tanë që do të paraqiten në kampionatin Ballkanik për U-18 janë: Muhamet Smajli në disiplinën 800 metra,  Leart Osmanaj në 100 m., Lirije Peci në 400 m. Albina Deliu në 800 m., Valentina Kelmendi në 800 m., Artida Sopaj në disiplinën kërcim së gjati. “Kombëtarja e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit u përcoll nga Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z. Halil Sylejmani. Sylejmani përfaqësueses sonë ju uroj rrugë të mbarë dhe sukses në këtë kampionat. Kosovën do ta drejtojë Hysni Hoti, trajner, kurse udhëheqësi i kombëtares është Bajram Duja”, thuhet nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat