“Diamond League”, Gega s’lë shenjë në Paris

Atletika

“Diamond League”, Gega s’lë shenjë në Paris

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 22:25
Luiza Gega

Luiza Gega nuk arriti të lërë shenjë në takimin e radhës të “Diamond League” në kryeqytetin e Francës, Paris. Atletja shqiptare mori pjesë në garën e 3000 metrave me pengesa, të cilën e përfundoi në vendin e 13 me kohën 9 minuta 36 sekonda e 11 të qindat, thuajse 10 sekonda larg kohës së saj më të mirë të vendosur rreth dy javë më parë në Oslo të Norvegjisë.

Tre atlete keniane, Beatrice Chepkoech, Hivin Kiyeng dhe Celliphine Chepteek Chespol regjistruan kohët më të mirë në Paris, ndërsa rekordmendia Ruth Jebet, u mjaftua me vendin e katërt, pasi u humbi kohë për shkak të një rrëzimi pak para xhiros së fundit.

Nga 17 atlete që pjesëmarrëse në këtë garë, 2 nuk arritën në finish, ndërsa dy të tjera e mbyllën pas Luiza Gegës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat