Sukses i mirë për atletët tanë në Bullgari

Atletika

Sukses i mirë për atletët tanë në Bullgari

Nga: K. Goca Më: 2 korrik 2017 Në ora: 16:25
Atletët në Bullgari

Atletët e kombëtares së Kosovës arritën sukses të mirë në turneun ndërkombëtar “Samarsko Zname” që u mbajt në Stara Zagora të Bullgarisë. “Në mitingun ndërkombëtar atletët tanë bënë një paraqitje të mirë dhe fituan dy medalje.

Musa Hajdari është i dyti në disiplinën 1500 metra me rezultat 4:00.13 minuta, ndërsa Astrit Kryeziu renditet i treti në disiplinën 400 metra me kohë 48.12 sekonda. Vijona Kryeziu në disiplinën 400 metra doli e pesta me kohë 57.09 sekonda”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat