Kryeziu: Kemi pasur probleme të mëdha

Atletika

Kryeziu: Kemi pasur probleme të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:59
Zijadin Kryeziu

Zijadin Kryeziu përzgjedhës i kombëtares së Kosovës dhe trajner i atletes së talentuar Vijona Kryeziu,  tha se vërtet kanë pasur probleme të mëdha. “Janë vetëm katër atlete të moshës së saj, të gjitha tjerat janë më të vjetra, por nuk ka rëndësi gara është garë. Realisht kemi pasur probleme të mëdha këtë vit me lëndim. Para pak ditësh ishte e 5-ta në Bullgari në një miting, ku ishte edhe një test i lëndimit, por shpresoj që mos të kenë ndonjë komplikim edhe nesër dhe të paraqitet sa më mirë së paku t’i afrohet rezultatit të vitit të kaluar që do na shërbej shumë për garën e radhës në lojërat frankofone në Abixhan të Bregut të fildishtë”, thotë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sipas tij, është fat që Vijona ka mundësi të garojë në Evropianin U-23:

“Është një fat i mirë që Vijona pas dy viteve ka mundësi të garoj në kampionatin evropian  U-23 pasi që mosha e lejon kuptohet nëse nuk kemi ndonjë komplikim për ndryshe është e padiskutueshme, pasi që ajo akoma si ka mbushë 20 vite. Përpos Sllovenisë që ka 3 atlete në disiplinën 400 metra, Vijona është atletja e vetme nga 17 shtetet e Ballkanit që bëjnë pjesë në Federatën Ballkanike në disiplinën 400 metra, kjo tregon për cilësitë e saja, por fati që kishim lëndim nuk kemi mundur të punojmë me intensitet të lartë e ta rrezikojmë karrierën sepse na presin gara të tjera viteve në vijim”, tha Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat