Historia frymëzuese e Arjola Dedaj

Atletika

Historia frymëzuese e Arjola Dedaj

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 00:32
Arjola Dedaj

Historia frymëzyese e Arjola Dedaj. Ka udhëtuar përmes  Adriatikut në drejtim të Italisë, njësoj si shumë shqiptarë të tjerë, në kërkim të një jetë më të mirë dhe realizimit të ëndrrës, e shoqëruar nga babai dhe vëllai i saj. Fati nuk është treguar bujar me Arjolën, sepse me kalimin e viteve për shkak të një sëmundje të trashëgueshme, ajo ka humbur shikim.

Ky fakt nuk e ka penguar aspak atë të shndërrohet në një kampione, sepse vetëm kampionët e vërtetë nuk dorëzohen përpara pengesave. Një gjë të tillë ajo vërtetoi në botërorin e lojrave paraolimpike në Londër, aty ku arrit të fitonte medaljen e arit në kërcimin për së gjati me një gjatësi prej 4.65m në katëgorinë e të verbëve. Në lojërat olimpike të Rios, italianët patën mundësi të krenoheshin me Arjolën, pasi arriti vendin e gjashtë, duke stabilizuar një primat të ri në kategorinë e këtij sporti në Itali.

Udhëtoi drejt fqinjëve tanë për një jetë më të mirë, për t’u ribashkuar me mamanë e saj. Nuk mundi dot të shihte më, por nuk rreshti kurrë së endërruari e besuari se me vullnet dhe e punë, në këtë jetë asgjë nuk është e pamundur.

U bë pjesë e sportit të atletikës prej vitit 2012, ku spikati menjëherë me aftësitë e saj në shpejtësi dhe kërcim për së gjati. Më herët Arjola Dedaj ka arritur të fitojë dhe një konkurs në  kërcimin e dancit sportiv. Rekordmene në Itali. Ka monopolizuar kategorine T/F11 në tre sezonet e fundit. Një numër i konsiderueshëm medaljeash në kampionate të ndryshme  europiane. Muaj të tërë sakrificash të bëra nga ana e saj u kurorëzuan me fitimin e medaljes së arit në lojrat paraolmpike të Londrës. Tekniku i saj, por edhe njeriu i zemrës është Emanuele Di Marino, të cilin Arjola nuk harron ta falenderojë dhe tja dedikojë atij një pjesë të sukseseve të arritura. Tokio 2020 është objektivi i radhës për të, ku padiskutim për një kampione sic është Ajrola Suksesi nuk është aspak një mision i pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat