Bolt synon medaljet e fundit të karrierës

Atletika

Bolt synon medaljet e fundit të karrierës

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 18:13
Usain Bolt

Atleti Usain Bolt do të varë “këpucët në gozhdë”. 30-vjeçari xhamajkan ka mbërritur në kryeqytetin britanik për të zhvilluar fazën e fundit të përgatitjeve të Kampionatit Botëror, ku do të garojë në 100 metra dhe stafetën 4×100 metra, duke refuzuar garën e 200 metrave. Bolt synon medaljet e fundit të karrierës. “Nuk ka kohë për pushime, vetëm punë”, ka qenë komenti i atletit xhamajkan Usain Bolt. Ai do ta ketë të vështirë sfidën me kanadezin Andre De Grasse dhe amerikanin Justin Gatlin, dy rivalët e tij më të fortë, të cilët pritet të jenë në krah të xhamajkanit në finalen e 5 gushtit, finalja e ëndrrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat