Sylejmani në Kongresin e IAAF-it

Atletika

Sylejmani në Kongresin e IAAF-it

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2017 Në ora: 17:51
Halil Sylejmani e Fatlum Grajçevci

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, së bashku me Fatlum Grajçevcin, përfaqësues në atletikë, për disa ditë do të qëndrojnë në Londër. Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se është me rendësi edhe për Kosovën që janë në ngjarjen më të madhe të atletikës. “Me 2-3 gusht do të jemi pjesëmarrës në Kongresin e IAAF-it, ndërsa me 4 gusht fillon Kampionati Botëror. Federata jonë pritet të pranohet edhe formalisht në Federatën e Mediteranit.

Si federatë marrim pjesë në Kongres të IAAF-it, si anëtar i barabartë me 213 shtete tjera, dhe ky kongres është domethënës edhe për atletikën tonë”, tha Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat