Ayana - perfekte - Bota Sot
Ayana - perfekte

Atletika

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Ayana - perfekte

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 14:46
Almaz Ayana

Dita e dytë e Botërorit të atletikës dhuroi të tjera medalje. Në garën e 10.000 metrave, Almaz Ayana ishte perfekte dhe dominuese duke fituar edhe medaljen e artë.

Atletja etiopiane e mbylli me kohën 30 minuta, 16 sekonda e 32 të qindtat, duke lënë në vendin e dytë bashkëkombësen e saj, Tirunesh Dibaba, që mori medaljen e argjendtë, ndërsa ajo e bronztë i shkoi amerikanes Emily Infeld, transmeton TCH.

Në garën e hedhjes së diskut, Andrius Gudzius realizoi pritshmëritë, teksa fitoi medaljen e artë në këtë disiplinë të atletikës me 69.21 metra, duke regjistruar edhe rezultatin e tij më të mirë në karrierë. Në vendin e dytë u rendit suedezi Stahl, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua amerikani Mason Finley.

Në kërcimin së gjati, titulli i kampionit të botës i shkoi afrikano-jugorit Manyonga, me 8.48 m. Medaljen e argjendtë e fitoi amerikani Laëson, ndërsa atë të bronztë e fitoi Samaai, edhe ky nga Afrika e Jugut.

Në 1.500 m për femra, kampionia në fuqi e kësaj gare, Genzebe Dibaba siguroi kalimin për në finale me shumë vështirësi. Etiopiania, që është edhe mbajtësja e rekordit botëror, u rendit e gjashta në baterinë e saj të gjysmëfinaleve dhe u desh të priste rezultatin e gjysmëfinales tjetër për të mësuar kualifikimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test