Kryeziut nuk i shkoi sipas planit në Kampionatin Botëror - Bota Sot
Kryeziut nuk i shkoi sipas planit në Kampionatin Botëror

Atletika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kryeziut nuk i shkoi sipas planit në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2017 Në ora: 19:32
Astrit Kryeziu

Astrit Kryeziu ka pritur më shumë në Kampionatin Botëror të atletikës, e cila po mbahet në Londër. Atletit të kombëtares së Kosovës nuk i shkoi ashtu siç kishte parashikuar në disiplinën 800 metra, duke arritur kohën për 1:49.94 minuta.  Atleti i klubit kampion Rogana u përpoq maksimalisht, por nuk i mjaftoi kjo kohë të kualifikohet në finale. Megjithatë, Kryeziu fitoi një përvojë të mirë, për faktin se luftoi me atletët më të mirë të botës. Atleti beson e shpreson se do të përmirësohet për sfidat e ardhshme. Synimi i tij është që të jetë në formën edhe më të mirë për garat tjera të nivelit të lartë evropian e botëror. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se kishte apo jo emocione para garës dhe çfarë synonte më shumë.

“Bota sot”: A kishit emocione në garën kualifikuese?

Astrit Kryeziu: Emocione nuk kam pasur, mirëpo isha shumë i motivuar për garë.

“Bota sot”: Në 800 metra keni arritur kohën për 1:49.94 minuta, a keni pritur kohë më të mirë?

Astrit Kryeziu: Realisht kam pritur shumë më shumë, së paku ta kap normën e Evropës. Mirëpo, sporti është sport dhe ndonjëherë nuk ecë ashtu si planifikon.

“Bota sot”: Çfarë nuk iu shkoi?

Astrit Kryeziu:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test