Lajmi i madh për atletikën e Kosovës! Sylejmani: Kjo është fitore për të gjithë - Bota Sot
Lajmi i madh për atletikën e Kosovës! Sylejmani: Kjo është fitore për të gjithë

Atletika

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Lajmi i madh për atletikën e Kosovës! Sylejmani: Kjo është fitore për të gjithë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:14
Halil Sylejmani me Sebastian Coe

Federata Atletike e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Atletike të Mediteranit. Ky është lajmi më i madh për atletikën dhe në përgjithësi sportit të Kosovës. Federata Atletike ka hequr të gjitha barrierat dhe e ka të drejtën të marrë pjesë në çdo garë ndërkombëtare. Halil Sylejmani, kryetar i federatës, nuk ka lënë guri pa lëvizur derisa ka realizuar qëllimin, pra federatën e ka anëtarësuar në të gjitha mekanizmat që nga Federata Evropiane, Botërore, Ballkanike e në Mediteran. “Në Londër është mbajtur Kongresi i IAAF-it. Në këtë kongres ishin kryetarët e Federatave të mbi 200 shteteve dhe delegatët e tyre. Nga FAK-u isha unë dhe Fatlum Grajçevci delegatë. Gjatë punimit dyditorë ishte e rregulluar që të elaborojnë komisionet përkatëse për lëmit e ndryshme të IAAF-it dhe diskutimit në Kongres, në fund të presidentit të IAAF-it z. Sebastian Coe, si dhe në fund në votim ndryshimet në statut të IAAF-it dhe programet unanimisht u aprovuan.

Me 7 gusht në sallën e ‘Horelit Hilton” u mbajt konferencë nga ana e federatës Mediterane. Në këtë takim u fol për punën e federatës mediterane që nga viti 2013-2017 dhe të arriturat e saja. U cek edhe viti 2015 ku në Pekin të Kinës është votuar në parim pranimi i FAK-ut dhe me aklamacion (duartrokitje) të të gjithë delegatëve prej 28 anëtarë sa ka federata u bë pranimi i plotë i Federatës Atletike të Kosovës, anëtare i barabartë në federatën mediterane. Kështu federata jonë rrumbullakoi anëtarësimin e saj në të gjitha organizmat e atletikës në botë”, tha Sylejmani.  Numri një i federatës e ka vlerësuar edhe një fitore të madhe në rrafshin ndërkombëtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test