Pse u lëndua Usain Bolt në vrapimin e fundit të karrierës

Atletika

Pse u lëndua Usain Bolt në vrapimin e fundit të karrierës

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 11:34
Usain Bolt

Usain Bolt nuk ka arritur të përfundojë vrapimin e fundit në garat zyrtare ndërkombëtare.

Sprinteri ka pësuar një lëndim para fundit të finales në 4×100 metra, të cilën e fitoi Britania e Madhe.

Por, bashkëkombësi i Bolt, Johan Blake ka arsyetuar lëndimin e shokut duke fajësuar organizatorët e botërorit Londra 2017.

“Gara filloi me 10 minuta vonesë, neve na mbajtën 40 minuta. Ishte çmenduri. Ne bënim nxehje dhe prisnim, nxeheshim dhe pritnim. Kjo na dëmtoi ne”, ka pohuar Blake.

Shtyja e garës për disa herë ka ardhur si pasojë e ndarjes së medaljeve në dy gara të ndryshme.

Kujtojmë se Bolt edhe në garën për 100 metra nuk arriti të fitonte medaljen e artë, ku ka mori vetëm të bronztën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat