A është RTK televizion publik apo i klaneve të interesit!!! - Bota Sot
A është RTK televizion publik apo i klaneve të interesit!!!

Atletika

E enjte, 14 dhjetor 2017

A është RTK televizion publik apo i klaneve të interesit!!!

Nga: Zijadin Kryeziu Më: 15 gusht 2017 Në ora: 12:20
Zijadin Kryeziu

Debate

Nga data 4-13 gusht është mbajtur Kampionati Botëror i Atletikës në Londër, këtë ngjarje të sportit mbretëror e transmetoi edhe televizioni "shtetëror" i Kosovës që është një gjë e mirë për promovimin e Atletikës. Në këtë event madhështor RTK kishte dërguar dy gazetarë sportiv për të përcjellur këtë ngjarje të madhe, rreth prezencës së këtyre gazetarëve u njoftova tek pas 4-5 dite që kishte filluar kampionati, ne ishim pjesëmarrës me atletin Astrit Kryeziun në disiplinën 800 metra. Pavarësisht plasmanit atleti në fjalë është emër në atletikën mbarëkombëtare, ka pasur suksese në shumë evente ndërkombëtare duke përfshi edhe lojërat në Baku, Kampionate Ballkanike, mitingje ndërkombëtare, i 4-ti në lojërat e 8-ta frankofone në Abidjan etj.

Për çudi apo "harresë" gazetarët e mediumit në fjalë nuk e kishin pa të rrugës me marrë asnjë prononcim as nga Astriti e as nga unë si trajner personal i tij dhe selektor i atletikës, për "harresë" kjo nuk u bë as para garës as ditën e garës, por edhe pas garës gjatë ditëve në vijim sa kanë qëndruar atje. Ndoshta kanë pas arsye sepse kanë pritur ndonjë mrekulli nga atleti në fjalë por ne nuk jemi shprehur se jemi pretendent në asnjë medium për evente të tilla sepse në atletikë gjërat janë të qarta si loti, nga 215 shtete sa ka në gjirin e saj IAAF vetëm 43 shtete kanë marrë medalje, pra 172 shtete nuk kanë marrë asnjë medalje, në shtetet që nuk kanë hyrë këtë zonë të medaljeve ka shumë shtete që janë superfuqi ekonomike me standartet dhe infrastrukturën sportive më të zhvilluar, me ekspert të nivelit të lartë të këtij sporti. Absolutisht nuk dua ta përdorë këtë si arsyetim por, është turp, injorancë nga një medium i tatimpaguesve të shtetit me bërë gjëra të tilla kur të njëjtit shpeshherë përcjellin e transmetojnë lojë të nivelit të ulët në sporte që nuk janë as për së afërmi me atletin në fjalë, është për çudi kur të ofrohen TV dhe mediume të huaja dhe interesohen, kurse TV- i shtetit tuaj të injoron.

Nuk ka nevojë Usain Bolt, Mo Farah Alison Felix e yjet e tjera për Rtk, nuk mjafton të përcjellët atletika një herë në dy vjet apo në çdo 4 vite kur mbahen lojërat olimpike, gazetaret e mirëfilltë të atletikes e përcjellin në kontinuitet atletikën dhe atletët prandaj edhe din të vlerësojnë këtë sport. Më vjen mirë që gazetarët tanë "sportiv" i din të gjitha sportet, bile disa e din edhe si e kishte emrin gjyshja Ronaldos apo Messit, disa hyn edhe më thellë i përcjellin edhe divorsct e sportistëve. Ndoshta ne kemi gabuar që nuk i kemi kërkuar gazetarët tanë në Londër, por nuk e kemi bër ëme ndonjë qëllim të caktuar thjeshtë nuk kemi dashur ti pengojmë në punën e tyre sepse aq shumë e "duan" atletikën sa që në Kosovë vetëm një herë në vit e përcjellin edhe atë në sheshin Skënderbeu ku pjesën më të madhe të transmetimit merren me humoristët, politikanët, ansamblet thuaja se është garë e politikanëve, apo festival i valleve, e jo event atletëve.

Shpresoj që këta gazetarë të kenë mësuar një gjë nga ky kampionat prej kolegëve të tyre gazetarë se si vrapojnë pas sportistëve të shteteve të tyre pavarësisht nivelit dhe plasmanit për të vetmen gjë, sepse janë të tyre, shpresoj të kenë parë stadiumin e stërmbushur gjatë 10 ditëve rresht duke i përkrahur atletët e tyre edhe kur ishin shumë dobët në raport me atletët e tjerë pra është fjala për anglezët nikoqir, nuk përkrahet sportisti vetëm kur bëhet kampion atëherë flasin edhe tv e bangladeshit lëre më tv e shteteve të forta. Jam i shtyrë dhe kam obligim të reagoj për hir të opinionit që e duan sportin dhe atletikën në veçanti, nuk trajtohen të gjitha sportet njëjtë, nuk u jepen hapësirë të gjitha sporteve njëjtë, ky është një realitet dhe këto janë dëshmitë më të pakta që po ju ofroj përmes këtij reagimi.

Autori është përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në atletikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test