Mo Farah nuk ndalet - Bota Sot
Mo Farah nuk ndalet

Atletika

E premte, 15 dhjetor 2017

Mo Farah nuk ndalet

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:14
Mo Farah

Mo Farah fiton garën e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, pas suksesit në Birmingham, në garën e 3.000 metrave. Në Alexander Stadium, në mitingun e vlefshëm për Diamond League atleti i famshëm britanik triumfoi me kohën 7’38″64, duke fituar i shkëputur nga spanjolli Adel Mechaal. Nga viti i ardhshëm 34-vjecari me origjinë somaleze do t’i përkushtohet vetëm garave në rrugë, duke vijuar karrierën e tij në disiplinën e maratonës. Mohamed Farah, që pas vitit 2010 dominoi garat në 5.000 e 10.000 metra, u mbështet gjatë gjithë garës plot entuziazëm nga publiku vendas. Koha e tij ishte dukshëm poshtë rezultatit të vitit të kaluar, kur pikërisht në Alexander Stadium Farah fiksoi kohën 7’32″76, duke thyer rekordin britanik, që mbahej nga Dave Moorcroft.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test