Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, dy fjalë për Majlindën! - Bota Sot
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, dy fjalë për Majlindën!

Atletika

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, dy fjalë për Majlindën!

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:30
Majlinda

Sporti është sport pavarësisht se në cilën garë merr pjesë profesionale apo në amatorizëm. Çdo suksesit në arenën ndërkombëtare, pa dyshim se duhet t’i gëzohemi. Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës ka dy fjalë për Majinda Canollin, një atlete e shkathët. “Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës dhe të gjithë anëtarët e saj, përgëzojnë dhe urojnë kolegen Majlinda Canolli për përfaqësim dinjitoz të Policisë së Kosovës dhe rezultate të shkëlqyera të arritura në atletikë, në Garat botërore të policisë dhe zjarrfikësve "World Police & Fire Games 2017" të mbajtura këtë muaj në Los Angeles të SHBA-së.

Garat botërore të policisë dhe zjarrfikësve, mbahen çdo dy vjet ku marrin pjesë më shumë se 70 shtete nga tërë bota me rreth dhjetë mijë pjesëmarrës.

Majlinda Canolli në këto gara ka marrë pjesë në disa disiplina të vrapimit dhe ka arritur rezultatet si në vijim:

Vendi i I-rë, Medalja e Artë – në 3000 metra vrapim me pengesa. Vendi i III-të, Medalja e Bronztë – në 5000 metra vrapim.Vendi i IV-të, në 1500 metra vrapim. Vendi i IV-të, në 10000 metra vrapim.

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, i dëshiron Majlindës suksese të mëtutjeshme në garat sportive ndërkombëtare!”, thuhet nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test