Rrudhani renditet i treti në maratonën e Ohrit! - Bota Sot
Rrudhani renditet i treti në maratonën e Ohrit!

Atletika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Rrudhani renditet i treti në maratonën e Ohrit!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2017 Në ora: 12:25
Ilir Rrudhani

Atleti i kombëtares së Kosovës, Ilir Rrudhani renditet në vend të 3-të në maratonën e Ohrit në atletikë.

“Në maratonën me  gjatësi të shtegut 30 kilometra, atleti Ilir Rrudhani bëri një paraqitje të mirë, i cili në mesin e shumë atletëve elitarë arriti të plasohet i treti me kohë 1:51.25 orë.

Me këtë paraqitje atleti po tregon se është në formë të mirë për përfaqësimin e Kosovës edhe në gara tjera ndërkombëtare. Rezultatet e fituesve në maratonën 30 kilometra, i pari Biewot Kipkoir (Kenia) 1.41.19 orë, ndërsa i dyti është Tomas Nagi (Hungaria) 1.49.16 dhe Ilir Rradhani 1.51.25 orë”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test