Fjalë të dhimbshme të atletes shqiptare - Bota Sot
Fjalë të dhimbshme të atletes shqiptare

Atletika

E premte, 15 dhjetor 2017

Fjalë të dhimbshme të atletes shqiptare

Nga: Luiza Gega Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:07
Luiza Gega

Mu desh më shumë se një muaj të qëndroja larg asaj që bëja çdo ditë të vitit për shkak të dëmtimit që pata në cipën tendinës së akilit, por tani çdo gjë është në rregull dhe unë jam gati për të filluar. 
Ne çdo sezon të ri që filloj, vendos objektivat që dua të arrij, mundohem të analizoj çdo gjë, çdo sakrificë që duhet për të arritur objektivat e mia.
Sigurisht që asgjë nuk është falas dhe unë atë e di, di që duhet të punosh fort dhe kurrë të mos dorëzohesh, të qëndrosh shumë e fokusuar në atë që kërkon të arrish, e të mos lejosh askënd të të shpërqendroj. Të qenurit në elitën e këtij sporti me besoni nuk është aspak e lehtë, sidomos në vendin tonë ku përveç kushteve aspak të barabarta me kundërshtaret pjesën me të madhe të vitit me duhet të qëndroj pothuajse vetëm pasi duhet të stërvitem në vende sa më lart mbi nivelin e detit, kjo sigurisht është e vështirë, por kur ti ke një ëndërr mundohesh mos të lësh asgjë të të sfidoj, por të bësh çdo gjë që mundesh për të arritur objektivin tënd. 
Kjo që unë bëj është pasioni im tashme i kthyer edhe në profesion dhe pse në vendin tonë për fat të keq nuk kuptohet nga të gjithë, por për mua kjo pak rëndësi ka, pasi unë bëj atë që dua dhe kjo me bën të lumtur, e sidomos kur dhimbja kthehet në diçka të mrekullueshme. 
Por ka dhe nga ata që me mbështesin e vlerësojnë atë që unë bëj, me dërgojnë mesazhe urimi pa fund. I falënderoj shumë pasi ato janë mbështetësit e mi, tifozët e mi.
Unë jam shumë krenare për çdo gjë që kam arritur, ku të them të drejtën se mendoja kurrë që një ditë do të kisha gjithë këto rekorde duke filluar nga 800 metra e përfunduar në 21 kilometra, apo të kisha gjithë këto medalje ndërkombëtare. Prandaj e falënderoj jo pak herë trajnerin tim që pa tek unë atë që unë nuk e kisha parë tek vetja dhe që ai vazhdon të ketë një besim të madh tek unë për atë që mund të arrij në të ardhmen. Kjo me gëzon shumë sepse ai nuk bëhet kurrë optimist kot, qëndron gjithmonë me këmbë në tokë. Këtë vit do të fokusohem në garat e sezonit verorë ku janë dy ato që unë i cilësoj më të rëndësishmet: Lojërat Mesdhetare dhe Kampionati Evropian dhe ku objektivi im do të jetë medalja në këto dy aktivitete ku puna fillon që tani. 
Diçka e afërt është pjesëmarrja në gjysmëmaratonën e Tiranës ku sigurisht do të jetë diçka argëtuese për mua dhe pse pretendoj të thyej rekordin kombëtarë më shumë se 4 -5 minuta. 
Në një të ardhme do ta marr seriozisht këtë garë, por për momentin fokusi im kryesor janë garat e pistës kryesisht 3000 metra me pengesa. Faleminderit edhe një herë gjithë ato që me suportojnë dhe e emocionuar të shoh se cfarë do të sjell viti që vjen.

Autorja është atlete e kombëtares së Shqipërisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test