Federata Atletike e Kosovës me një plan të fuqishëm - Bota Sot
Federata Atletike e Kosovës me një plan të fuqishëm

Atletika

E hënë, 11 dhjetor 2017

Federata Atletike e Kosovës me një plan të fuqishëm

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:00
Pamje nga promovimi

Federata Atletike e Kosovës ka filluar një vit më parë të bëj promovimin e sportit të atletikës nëpër shkollat fillore dhe të mesme nëpër të gjitha komunat e Kosovës duke paraqitur para nxënësve materiale të përgatitura enkas për sportin e atletikës (video film ku janë paraqitur disiplinat e atletikës dhe vlerat pozitive për tu marrë me këtë sport në pika të shkurta.

“Nëpërmjet kësaj po mundohemi ta dërgojmë mesazhin te nxënësit se Atletika është sport shumë Fair Play, shumë edukues, shumë i shëndetshëm, nuk prodhon efekte anësore, mund të praktikohet nga të gjitha moshat, ka shumë disiplina, përfshinë të dy gjinitë, është mbretëreshë e sporteve, është sporti numër një në lojërat olimpiken. Ky material i prezantua para nxënësve të gjimnazit “Hamdi Berisha” – Malishevë më 25 shtator duke ju falënderuar profesorit të lëndës së edukatës fizike dhe sportit Veton Telaku”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test