Blakaj apo 60-vjeçari, 38 herë kampion i Kosovës, bën telashe të rinjtë - Bota Sot
Blakaj apo 60-vjeçari, 38 herë kampion i Kosovës, bën telashe të rinjtë

Atletika

E hënë, 18 dhjetor 2017

Blakaj apo 60-vjeçari, 38 herë kampion i Kosovës, bën telashe të rinjtë

Nga: K.Goca Më: 5 tetor 2017 Në ora: 19:00
Sejdi Blakaj

Sejdi Blakaj ka 60 vjet, por fare nuk e pengon kjo të fitoi tituj në garat e seniorëve në hedhjen e diskut. Ai është anëtar i klubit atletik Besa nga Peja dhe kampion i 38-fishtë i Kosovës, nuk njeh rival dhe i bën telashe edhe të rinjtë. Askush nuk ka mundësi deri me tani t’ia rrëmben vendin e parë, që po sundon në këtë moshë ndaj seniorëve. Në garën e fundit në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, Sejdi Blakaj shënoi edhe një rekord të paparë: fitoi titullin e 38 me radhë të kampionit në hedhjen e diskut. Përndryshe Blakaj që nga dita e parë e garave në këtë sport - 1980 e deri me sot nuk ka pësuar asnjë humbje në hedhjen e diskut. Sejdiu tani veç ka filluar dhe do të vazhdoj me përgatitjet intensive për garat që e presin në vitin 2018: Kampionati Ballkanik në Slloveni dhe ai Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test