Kryeziu: Nuk ka qenë viti im!

Atletika

Kryeziu: Nuk ka qenë viti im!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:47
Vijona Kryeziu

Atletja Vijona Kryeziu vlerësohet njëra nga talentet më të mëdha dhe pritet shumë në të ardhmen prej saj. Atletja e klubit kampion Rogana dhe e kombëtares së Kosovës, synon që të përmirësojë kohën në disiplinën 400 metra. Ajo nuk është e kënaqur me rezultatet e këtij vitit, për faktin se e përcollën disa lëndime. “Ky vit nuk ka qenë viti im, sepse gjatë gjithë vitit kam pasur shumë pengesa dhe disa lëndime dhe probleme shëndetësore”, tha Vijona për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Kur ishim në dimër në përgatitje në Ulqin, gjatë stërvitjes e kam tërheq një muskul dhe ka qenë pengesë e imja gjatë gjithë vitit, po ashtu edhe nuk kam mundur me marrë pjesë në shumë gara, shkaku i këtij lëndimi”, tregon Vijona për telashet që u ballafaqua gjatë këtij viti. Garoni në 400 madje pritet edhe në 800 metra, a synoni të përgatiteni për Lojërat Olimpike – “Tokio 2020”? “Garoj në 400 metra, mirëpo në të ardhmen pse jo edhe në 800 metra. Synimi im janë Lojërat Olimpike – ‘Tokio 2020’. Shpresoj që të rikthehem në formë siç kam qenë vitin e kaluar dhe synoj ta arrij normën evropiane dhe olimpike deri...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat