‘Maratonisti’ i Kosovës - Bota Sot
‘Maratonisti’ i Kosovës

Atletika

E premte, 15 dhjetor 2017

‘Maratonisti’ i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:03
Halil Sylejmani

Plot 17 gjysmëmaratona ndërkombëtare të atletikës janë zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës.  Gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2018” pretendohet të jetë edhe më atraktive se ajo e vitit 2017. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, me stafin e tij tani mendojnë për sfidat e ardhshme pikërisht të vitit 2018, por gara më e rëndësishme në vendin tonë është gjysmëmaratona Prishtina, e cila ka shpërblimin 1200 euro për fituesin e garës dhe shpërblimet tjera për tetë vendet e para! Pa dyshim se Sylejmani mund të quhet edhe maratonisti i Kosovës, sepse 17 herë organizoi këtë garë (nga viti 2000) dhe gjysmëmaratonë pas gjysmëmaratonës kishte rritur nivelin dhe numrin e pjesëmarrësve nga shtetet e ndryshme të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test