Kosova me pesë atletë synon rezultate në Turqi - Bota Sot
Kosova me pesë atletë synon rezultate në Turqi

Atletika

E premte, 15 dhjetor 2017

Kosova me pesë atletë synon rezultate në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 10:51
Pamje nga nisja

Kombëtarja e Kosovës synon rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik në Kros që mbahet nesër (18 nëntor) në Çanakkale të Turqisë. “Atletët tanë që do të paraqiten në kampionatin Ballkanik në kros janë: Musa Hajdari në kategorinë e seniorëve, në disiplinën 10 kilometra, Luljeta Shala (seniore) në 8 kilometra, Gresa Bakraqi (senioreve të reja U-23) në 6 kilometra, Valentin Sadiku (seniorët e rinj U-23) në 8 kilometra, Çlirim Hyseni (juniorët U-20) në 6 kilometra, ndërsa trajner është Hysni Hoti dhe udhëheqës i kombëtares Shehad Rrudhani”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.  Kryetari i Federatës, Halil Sylejmani, tha se pret paraqitje dinjitoze të atletëve e atleteve gjatë kësaj gare të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test