I rritet dënimi

Atletika

I rritet dënimi

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:49
Oscar Pistorius

Një gjykatë në Afrikë të Jugut ia ka rritur dënimin me burg atletit olimpik, Oscar Pistorius, për vrasjen e të dashurës.

Dënimi i tij është rritur në 13 vjet e pesë muaj burgim, pasi prokurorët argumentuan se dënimi i tij prej gjashtë viteve burgim për vrasjen e Reeva Steenkamp, ishte tepër i shkurtër.

Gjykata Supreme e Apelit vendosi që dënimi i tij të rritet në 15 vjet, dhe ia hoqi vitet që veçse i ka kaluar në burg.

Pistorius pati pohuar se kishte qëlluar mbi Steenkamp në Ditën e Shën Valentinit më 2013 duke e ngatërruar atë për hajdut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat