Motër e vëlla më të mirët në mbretëreshën e sporteve - Bota Sot
Motër e vëlla më të mirët në mbretëreshën e sporteve

Atletika

E hënë, 21 maj 2018

Motër e vëlla më të mirët në mbretëreshën e sporteve

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 19:23
Më të mirët te seniorët

Astriti dhe Vijona Kryeziu, janë vëlla e motër dhe garojnë në një klub, KA Rogana, fshat nga Dardana, njëherësh janë edhe reprezentues të Kosovës. Vëlla e motër u shpallën më të mirët për vitin 2017 në mbretëreshën e sporteve, në ceremoninë që u organizua në restorantin “Te Rrethi” në Prishtinë.  

Astriti e Vijona dëshmuan rezultatet më të mira qoftë në arenën vendore qoftë ndërkombëtare. Motër e vëlla garojnë në disiplinat e shtigjeve të mesme dhe kudo që u paraqitën lanë mbresa të pashlyeshme, duke iu falënderuar edhe punës së palodhshme të trajnerit të mirënjohur Zijadin Kryeziu. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, e vlerësoi si vit mjaft i mirë, por ngriti shqetësimet në lidhje me infrastrukturën sportive sidomos shtegut në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Numri një i federatës, tha se shumë shpejt pritet edhe Malisheva të ketë shtegun e atletikës. Në konkurrencën e femrave, Vijona Kryeziu është laureatja e vitit, pas saj janë: Gresa Bakraçi (Besa) e Luljeta Shala (Llapi). Ndërkaq, te meshkujt, epiteti i më të mirit i ka takuar Astrit Kryeziut, ndër më të mirët janë: Musa Hajdari (Rogana), Valentin Sadiku (Trepça), Edis Ahmeti (Trepça), Mentor Ajazaj (GRE) dhe Ron Krasniqi (Besa).  Në disiplinën teknike, në hedhje...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test