Vëlla e motër me rivalitet edhe brenda familjes! - Bota Sot
Vëlla e motër me rivalitet edhe brenda familjes!

Atletika

E premte, 17 gusht 2018

Vëlla e motër me rivalitet edhe brenda familjes!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:06
Astrit dhe Vijona Kryeziu

Janë raste të rrallë kur në një familje vëlla e motër janë më të mirët në një disiplinë sportive! Vëlla e motër janë krenarë që sundojnë në mbretëreshën e sporteve. Është fjala për Astrit dhe Vijona Kryeziun, anëtar të kombëtares së Kosovës dhe të klubit Rogana, fshat nga komuna e Dardanës. Astriti ka 26 vjet dhe Vijona 20 vjet, që të dytë garojnë në disiplinat e shtigjeve të mesme, ndërsa janë shpallur më të mirët për vitin 2017 nga Federata Atletike e Kosovës.

Astriti më i miri ndër meshkujt e Vijona ndër femrat. Në fakt, rivaliteti mes tyre, vëllait e motrës, vazhdon edhe brenda familjes, sepse si njëri po ashtu edhe tjetri, pretendojnë të jenë gjithnjë e më të fuqishëm me rezultate karshi njëri - tjetrit. “Sa jam i informuar, nuk ka ndodhur në historinë e sportit që motër e vëlla të zgjidhen më të mirët në sportin ku garojmë.

Normalisht kemi marrë shumë urime e lëvdata sepse është diçka unike, që ndoshta ndodhë një herë e nuk ndodhë shumë herë. Edhe qëllimi im gjithmonë ka qenë nga fillimi, kur e kam marrë Vijonën me vete në atletikë, që njëherë të dytë të arrijmë majat e suksesit dhe jemi në rrugë të duhur. Besoj dhe shpresoj se ende kemi shumë punë derisa të arrijmë aty ku pretendojmë”, tha Astriti për gazetën kombëtare “Bota sot”. Vijona tha se rivaliteti më shumë e sheh në shteg me vëllain se sa brenda familjes. “Natyrisht që ndihem jashtëzakonisht e lumtur kur së bashku me vëllain tim, Astritin, jemi zgjedhur atletët më të mirë të vitit, gjë të cilën ne dytë e kemi pritur qysh moti, prej që kam filluar unë të merrem me atletikë.

Me një fjalë, mund të them që tani për tani atletika e Kosovës varet nga familja ime dhe e Astritit. Sa i përket rivalitetit me vëllain tim, e shoh rival vetëm në gara edhe pse deri tani nuk ka pas ndonjë garë që ne dytë të llogaritëm si rival. Më shumë e shoh si vëlla sepse Astriti është ai që merret gjatë gjithë kohës me mua dhe kujdeset mjaft shumë për mua, sepse jam më e re se ai. Ai ka përvojë më shumë si sportist, por edhe përvojë të jetës, po ashtu Astriti është shtytësi kryesor që unë kam arritur deri këtu ku jam sot”, tregon Vijona. Astriti tha se është fakt që ka rivalitet brenda familjes dhe sipas tij, ndonjëherë i lavdërohen njëri – tjetrit, madje nuk mungojnë edhe provokimet.

“Normal shumë herë lavdërohemi mes vete, jo unë më shumë, jo unë. Pasi unë pak me i vjetër me moshë, provokimi më i shpeshtë është: t’i je plak, ha ha ja, pak si në hajgare. Mirëpo, ajo që na bënë të përbashkët është serioziteti dhe puna e madhe në stërvitje. Duke mos harruar edhe konkurrencën brenda klubit që ne e përbëjmë”, tha Astriti. Atleti më i mirë në vend është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test