Atletët rusë hapin Lojërat Olimpike - Bota Sot
Atletët rusë hapin Lojërat Olimpike

Atletika

E diel, 18 shkurt 2018

Atletët rusë hapin Lojërat Olimpike

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Atletët rusë, që garojnë nën flamurin olimpik, debutuan në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, në Pjonçang të Koresë së Jugut, por u mposhtën nga ekipi amerikan në ndeshjen karlling.

Skuadra e Matt dhe Becca Hamilton mundën çiftin rus, Aleksandr Krushelnitckii dhe Anastasia Bryzgalova me rezultat 9-3.

Ndeshja e sotme është gara e parë në Olimpiadë, e cila zyrtarisht nis të premten, me ceremonitë e hapjes. Lojërat do të zhvillohen deri më 25 shkurt.

Paraqitja e atletëve rusë nën emrin “Sportistët olimpikë nga Rusia” është një nga aspektet e rëndësishme gjeopolitike të Olimpiadës, së bashku me pjesëmarrjen e atletëve të Koresë së Veriut në një ekip të përbashkët me homologët e tyre nga Koreja e Jugut.

Në muajin dhjetor, Komiteti Olimpik Ndërkomëbtar e ka ndaluar Rusinë nga pjesëmarrja si ekip në Olimpiadën Dimërore, duke nxjerrë si arsye “manipulimin e pashembullt” të atletëve rusë me sistemin antidoping, në Lojërat Olimpike në Soçi, më 2014. Rusia, megjiithatë, i mohon akuzat.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ftuar më pas 169 rusë, pa histori të shkeljeve të rregullave, të garojnë me flamur neutral, duke përdorur emrin “Sportistët olimpikë nga Rusia”.

Matt Hamilton, nga ekipi fitues në karlling, shprehu keqardhje për situatën e konkurrentëve nga Rusia.

“Jam i sigurt se ata janë pak të zhgënjyer, pasi nuk bartin flamurin rus. Por, kjo është jeta. Merr atë që jep. Së paku, ata po marrin pjesë në Olimpiadë”, tha Hamilton.

Çifti rus nuk pranoi të flasë për media pas ndeshjes.

Deri më 11 shkurt do të ketë edhe shtatë ndeshje në karlling. Katër ekipet që arrijnë gjysmëfinalet më 12 shkurt, do të garojnë për medalje një ditë më vonë.

Nga Koreja e Veriut, lojtaret e hokejit në akull kanë formuar ekipin e përbashkët me koleget jugkoreane.

Dy vendet janë pajtuar muajin e kaluar për të formuar një ekip dhe për të garuar nën një flamur.

Marrëveshja është bërë e mundur pasi Kim Jong Un, lider i Koresë së Veriut, vendit më të izoluar komunist në botë, papritur i ka dhënë leje ekipit të tij.

Në Lojërat e sivjtme Olimpike Dimërore, Kosova merr pjesë për herë të parë, më një atlet të vetëm – skitarin Albin Tahiri./rel

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test