Kryeziu: Nëse jemi edhe ne Kosovë, na jepni atë çka na takon! - Bota Sot
Kryeziu: Nëse jemi edhe ne Kosovë, na jepni atë çka na takon!

Atletika

E enjte, 20 shtator 2018

Kryeziu: Nëse jemi edhe ne Kosovë, na jepni atë çka na takon!

Nga: K.Goca Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:15
Zijadin Kryeziu dhe Musa Hajdari

Atleti i kombëtares së Kosovës, Musa Hajdari, zuri vendin e 15-të në Kampionatin Botëror, në disiplinën 1500 metra të sallave të mbyllura. “Hajdari përfundoi garën në disiplinën 1500 metra me rezultat 3.47.68 minuta dhe vendosi rekord të ri shtetëror të garave në palestër. Hajdari ishte i 7-ti në grupin tij kurse në plasmanin e përgjithshëm me rezultatin e arritur ishte i 15-ti, me këtë rezultat arriti 1053 pikë të IAAF -it.

Vlen të theksohet se Musa Hajdari në të gjitha garat e nivelit ndërkombëtarë ka vrapuar në disiplinën 800 metra ku edhe ka pasur rezultatet më të mira por në disiplinën 1500 metra nuk është që e ka eksperiencën e duhur. Ne u munduam të japim më të mirën në këtë garë por ky është Kampionat Botëror në ambiente të mbyllura që e bën edhe më të vështirë paraqitjen tonë në gara të tilla.  Shumë garues me tituj kontinental e që kanë rezultate elitare nuk arritën ti kalojnë grupet, e them këtë pasi që këta atlet elitarë përpos kushteve për stërvitje kanë përvoja të mëdha në gara të tilla mos të flasim për qasjen e shtetit ndaj tyre, kurse për ne ishte kampionati i parë botëror në ambiente të mbyllura.

Rezultati i Musa Hajdarit si i shtati në grup ishte shumë ngushtë me rezultatet e grupit të tretë, ku diferenca prej të parit ishte 45 të qindtat, i dyti 13 të qindtat dhe i treti 3 të qindtat e sekondës, me shumë pak fat po të ishte në këtë grup ndoshta do të kalonte në finale. Këto gara janë shumë taktike dhe kërkojnë përgatitje n? ambiente të tilla dhe një seri garash paraprake në palestra. Ne u paraqitem në këtë eveniment botëror nga stërvitjet në terrene malore, nga stërvitjet në kushte bore, temperaturat e ulëta dhe mungesë e trajtimit të duhur që kërkohet ti kenë një sportist që e përfaqëson shtetin në evente të tilla. Unë si trajner personal i Musa Hajdarit dhe në cilësinë e selektorit kërkoj urgjentisht që të merren hapa konkret rreth rregullimit të shtigjeve të atletikës dhe së paku të një Palestre të Atletikes nëse jemi edhe ne Kosovë, na jepni atë çka na takon!”, ka thënë Zijadin Kryeziu, selektor i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test