Atletja kineze vendos rekord botëror në 50km marshim

Atletika

Atletja kineze vendos rekord botëror në 50km marshim

Më: 5 maj 2018 Në ora: 18:58
Rui Liang

Në garën e parë në karrierën e saj në distancën 50km marshim, atletja kineze Rui Liang ka vendosur rekord botëror, duke përshkuar këtë distancë në kohën 4h04’36”. Kjo garë u zhvillua sot në Tiacang të Kinës, me Liang që e përmriësoi me 1 minutë e 120 sekonda rekordin e mëparshëm që mbaje nga atleja portugeze Ines Henriques (ishte gara e fundit, pasi u tërhoq nga sporti).

Në vendin e dytë u klasifikua një tjetër atlete kineze, Hang Yin (4h09”09), ndërsa në vendin e tretë u rendit atletja australiane Claire Tallent (4h09”33), nj? garë që u zhvillua në shi. Kjo është hera e parë që gara e 50km marshim zbret nën 4h05”, ndaj koha e dhënë nga 24-vjeçarja Liang konsiderohet vërtet fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat