Kryeziu shënon sukses të mirë në Gjermani

Atletika

Kryeziu shënon sukses të mirë në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:27
Astrit Kryeziu, në mes një nga trajnerët dhe Zijadin Kryeziu

Atleti i kombëtares së Kosovës, Astrit Kryeziu dhe njëherësh anëtar i KA Roganës nga qyteti Dardanë, ka shënuar rezultat të mirë në garën ndërkombëtare läufermeeting- Pliezhausen të Gjermanisë.

“Kryeziu zuri vendin e pestë në disiplinën 600 metra me rezultat 1:18.82 minuta. Kjo është gara e dytë për Astritin në këtë edicion, garë që do na ndihmoj në garat e radhës në disiplinën 800 metra. Për këtë garë kishte ftesë edhe atleti më i mirë në vend, Musa Hajdari, por nuk arriti të pajiset me vizë dhe si pasojë mbeti jashtë kësaj gare.

Ai ishte i paraqitur në disiplinën 1000 metra dhe sigurisht do plasohej në tre vendet e para me rezultatin e arritur gjatë këtij viti, gjithnjë duke u bazuar në rezultatin që arritën tre garuesit e parë të kësaj gare”, thotë Zijadin Kryeziu, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat