Delegacioni nga SHBA ka vizituar Federatën Atletike të Kosovës

Atletika

Delegacioni nga SHBA ka vizituar Federatën Atletike të Kosovës

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:52
Kryetari Sylejmani me delegacionin nga SHBA

Krerët e Federatës Atletike të Kosovës,  kanë pritur delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht nga shteti i IOWA-së që kryesohej nga Rusty Buchanan, nënkryetar i parë i AAU-së, Teresa Parmenter, udhëheqëse e AAU-së.
Kryetari Halil Sylejmani, sekretari i Përgjithshëm Abdurrahman Shkodra, me delegacionin nga SHBA diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.
Sylejmani falënderoi mysafirët për vizitën e bërë Federatës Atletike të Kosovës, dhe i njoftoi për kushtet momentale të sportit të Atletikës së Kosovës
Buchaman që kryesonte delegacionin shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në avancimin e sportit të Atletikes, me theks të veçantë me rekuizita sportive dhe ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve të Kosovës. 
Ky takim u organizua nga Adnan Ahmeti zyrtar i zyrës për planifikim strategjik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat