Mamusha me rezultat të mirë në konkurrencë të fortë

Atletika

Mamusha me rezultat të mirë në konkurrencë të fortë

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:14
Tirron Mamusha gjatë garës

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, ndryshe është pjesë e klubit ‘Gërmia555’ nga Prishtina, vazhdon me rezultat të lakmueshme në rrafshin ndërkombëtar. Ai në mitingun ndërkombëtar në Elbasan zuri vendin e dytë në disiplinën 3.000 mijë metra. Mamusha tha se është një sukses i madh për të, për faktin se konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, ku morën pjesë atletët nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, San Marino dhe Mali i Zi. “Jam i kënaqur me vendin e dytë dhe është një rekord personal. Faleminderit ekipit ‘Gërmia 555’ për përkrahjen e vazhdueshme dhe që vazhdimisht me japin forcë”, tha Mamusha, që ka ambicie të mëdha për garat e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat