Del në ankand LaFerrari i rrallë: “Kali nga Ferri”, me çmim marramendës

Auto

Del në ankand LaFerrari i rrallë: “Kali nga Ferri”, me çmim marramendës

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 19:24
LaFerrari

Ky LaFerrari me ngjyrë të zezë mat, që është një nga tri veturat e tilla të prodhuara, është duke kërkuar pronar të ri.

Pronari i tanishëm e ka nxjerrë në ankand me çmim fillestar prej 4.9 milionë dollarëve.

Meqenëse të gjithë LaFerrarit janë me ngjyrë të kuqe, pos dy veturave të vetme me ngjyrë të bardhë, kjo makinë pritet të jetë shumë e kërkuar.

Me një pamje të mahnitshme në pjesën e jashtme dhe të brendshme, kjo super-makinë e ka të shkruar në timon, ‘Cavallo Infernale’, që nënkupton ‘Kali nga Ferri’. E, ky ‘kalë’ shumë i shpejtë, ka vetëm 340 kilometra të kaluara dhe është shumë i mirëmbajtur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat