E pabesueshme: Furgoni elektrik, më i shpejtë se Porsche-ja

Auto

E pabesueshme: Furgoni elektrik, më i shpejtë se Porsche-ja

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 23:06
Atieva Edna

Në Luginën e Silikonit në Kaliforni, është krijuar një furgon elektrik që ka 87 kWh, apo 900 kuajfuqive.

Atieva Edna është makinë me bateri të posaçme, e cila lëviz me shpejtësi shumë të madhe.

Teknologjia dhe bateritë janë të vendosura në trupin e furgonit nga Mercedes-Benz, meqë nuk është krijuar ndonjë konstrukt adekuat për të.

Megjithëse kjo makinë është ende në faza konceptuale, dhe vështirë se do të prodhohet për kërkesa të masës, është testuar sa i përket shpejtësisë.

Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihni lëvizjen që bën Atieva Edna, në mes të Porsches dhe Teslas, duke dalë para tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat