Sedani i ri nga BMW, do të prodhohet vetëm për tregun kinez

Auto

Sedani i ri nga BMW, do të prodhohet vetëm për tregun kinez

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 10:20
BMW

Kompania gjermane BMW e ka bërë publike konceptin e sedanit të ri,i cili do të jetë në shitje vetëm në Kinë.

Nuk bëhen të ditura arsyet, pse modeli Serie 1 nuk do të shitet edhe në vende të tjera.

Por, në forumet e ndryshme në rrjetet sociale, nuk shihet ndonjë kërkesë e madhe për këtë veturë nga njerëzit që jetojnë jashtë Kinës.

“Është një veturë bajate, që nuk do ta blija kurrë”, ka shkruar një entuziast i veturave BMW.

Nuk mungojnë as krahasimet, se kjo veturë përngjanë shumë me modele nga kompani tjera si Hyundai Accent.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat