‘Autotelligent’, navigatori që di se ku doni të shkoni

Auto

‘Autotelligent’, navigatori që di se ku doni të shkoni

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 10:30
Autotelligent

Gjithnjë e më shumë, makinat po fitojnë gjithnjë e më shumë autonomi teknologjike dhe tani ato mund të na tregojnë neve se ku kemi nevojë të shkojmë.

Nuk bëhet fjalë për makinën imagjinare të James Bond, por për një shpikje të re që pritet të masivizohet. ‘Inrix’, një kompani që jep informacione për trafikun, parkimin dhe rrugët, ka publikuar së fundit një shërbim të ri që quajtur ‘Autotelligent’, i cili mund t’i thotë se ku keni dëshirë të shkoni dhe menjëherë iu jep udhëzimet.

‘Autotelligent’ përdor regjistrimet e makinës për të kuptuar preferencat e shoferit dhe ajo do të tregojë itinerarin që ofron në ofron navigatori për secilin shofer.

Steve Banfield, shefi i marketingut në ‘Inrix’, thotë se shërbimi mund t’iu rezervojë një parkim ose t’iu orientojë ju tek stacioni i preferuar i karburantit.

Sistemi aktual i drejtimit dhe aplikacionet zakonisht ju tregojnë ju destinacionin e programuar, ndërsa ‘Autotelligent’ i parashikon ato duke u bazuar në të regjistrimet që ka bërë më parë, itinerarin, të folurin e shoferit dhe imazhet e regjistruar në një server në pajisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat