Volvo dhe Uber një projekt për makinat që drejtohen vetë automatikisht

Auto

Volvo dhe Uber një projekt për makinat që drejtohen vetë automatikisht

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 07:56
Volvo

Volvo dhe Uber po bashkëpunojnë në ndërtimin e një makinë e cila do të jetë tërësisht automatike në nisje dhe që pritet te dalë në fund të vitit.

Uber dhe Volvo kanë nënshkruar një marrëveshje ku secila nga kompanitë ka investuar me një vlerë rreth 300 milionë dollarë në ndërtimin e automjeteve vetë-nisëse, ku Volvo do të ndërtojë makinat ndërsa Uber do të ndërtojë sistemin e nisjes së tyre.

Ndërkohë që Ford tregohet shumë optimist dhe thotë që ata do të sjellin edhe një automjet autobus të tillë që niset vetë në vitin 2021.

Dy kompanitë mendojnë ta zgjerojnë bashkëpunimin edhe me kompani më të mëdha të automobilave siç janë Ford dhe Toyota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat