Inferno me super-veturën që do të arrijë 400 kilometra në orë

Auto

Inferno me super-veturën që do të arrijë 400 kilometra në orë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 16:54
Vetura

Prodhuesi me bazë në Meksikë, ka pranuar se do ta fusë në prodhim ‘Veturën Ekzotike’, për të cilën patën rrjedhur fotografitë në fillim të vitit.

Manuel Llaguno, që është një nga zyrtarët e kompanisë, ka deklaruar se brenda disa muajve kjo makinë do të hyjë në prodhim, në Itali.

Pa dhënë detaje se kur do të përfundojë, është bërë e ditur se fillimisht do të lansohen tetë nga 11 ekzemplarët e këtij edicioni të limituar.

Për të pasur një veturë të tillë, klienti duhet të paguajë hiq më pak se 1.9 milionë euro.

Automobili që do t’i ketë 1,400 kuajfuqi, është V8 turbo-dyshe që ‘do të punohet në detaje  me dorë’.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h, kjo veturë e arrin për 2.7-sekonda, kurse shpejtësia maksimale e saj është 394 kilometra në orë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat