Një makinë që kthehet në robot?

Auto

Një makinë që kthehet në robot?

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 10:23
Automjeti

Transformuesit apo ndryshe të njohur nga filmat e zhanrit aksion-fantazi-shkencë ‘Transformers’, mund të bëhen real fal një projekti të cilin po e realizon një kompani turke e quajtur Letvision.

Ata po mundohen t’i bëjnë realitet makinat që kthejnë kokën, lëvizin krahët dhe gishtat e tyre, dhe që nxjerrin avull në mes të ‘këmbëve’ të tyre. Oh, dhe ata po mundohen ta bëjnë këtë duke e transformuar ndryshimin nga një makinë BMË 2013 në një robot makinë.

Kompania Letvision beson se mund të ja arrijë që ta transformojë pa problem makinën që është duke lëvizur në një robot. Dhe për këtë ata janë duke punuar, por edhe janë duke kërkuar financim të arsyeshëm për të siguruar që projekti të kaloj nga faza e studimit në atë të zhvillimit të ri. 

Në videon më poshtë shihni se deri ku ka arritur shpikja e re e transformimit të makinës në një robotë si në filmat e njohur të Hollywoodit. Se a do të mund të jetë kjo e vërtetë, na mbetet të presim e të shohim finalizimin e projektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat