Del në shitje Audi i princeshës Diana

Auto

Del në shitje Audi i princeshës Diana

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:19
Kabrio të cilin e ka vozitur Lady Diana

Kabrio të cilin e ka vozitur Lady Diana ka dalë për shitje në ankand, me një çmim fillestar rreth 60 deri 70 mijë euro.

Sipas shumë adhuruesëve të automobilave, versioni Audi 80 (B4) kabrio është bukuria e fundit me karizmin e saj para ardhjes së serisë A4.

Një veturë e tillë ka qenë pronë e princeshës së Britanisë, Lady Diana, e cila është ka dalë për shitje në shtëpinë e ankandit, Silverstone Auctions.

Çmimi fillestar i kësaj veture, e cila është në gjendje shumë të mirë, prej rreth 60 deri 70 mijë euro nuk është edhe aq i madh duke pasur parasysh se pronari i saj i parë ishte Princesha e Uellsit, një nga femrat më me ndikim në shekullin XX.

Këtë Audi 80 kabrio Lady Di e ka blerë në vitin 1994 dhe atë e ka vozitur vetëm 6.430 kilometra, ndërsa pas dy pronarëve të tjerë kjo veturë sot ka të kaluara 43.460 kilometra.

Ky kabrio ka motor 2.3-litër me pesë cilindra në kombinim me marshin automatik, eksterier me ngjyrë të gjelbër metalike dhe dritat ndriçuese, ndërsa interieri është me ngjyrë krem.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat