Kjo “Porsche” e re mund të blihet për vetëm 15 mijë euro

Auto

Kjo “Porsche” e re mund të blihet për vetëm 15 mijë euro

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:37
Porsche

Në Kinë duket se e drejta e autorit nuk ekziston dhe gjithçka mund të kopjohet.

E njëjta gjë ka ndodhur me modelin Macan nga Porsche, që është imituar në detaje nga Zoyte Auto, që e ka prodhuar dhe po e shet për 15 mijë euro.

Megjithatë, vetura e quajtur SR9 është krijuar me metal që ka fibra karboni, ndërsa ka motor 2.0-litra.

Me pamje të jashtme që ngjanë shumë me origjinalin, automobili ka një enterier mjaftë luksoz.

Prodhuesi gjerman nuk ka bërë ndonjë ankesë apo padi ndaj këtij kopjimi, por duket se kjo do të ndodhë së shpejti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat