Rally, Ogier kampion bote për të katërtën herë radhazi

Auto

Rally, Ogier kampion bote për të katërtën herë radhazi

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 18:42
Sebastien Loeb

Për të arritur nëntë titujt radhazi të Sebastien Loeb nevojitet një mrekulli, por ndërkohë Sebastien Ogier vazhdoi ecurinë e tij triumfuese në Kampionatin Botëror të Rally-t, duke u shpallur kampion për të katërtën herë radhazi.

Piloti francez i Volksëagen fitoi në Katalunjë dhe kur u bë i pakapshëm nga rivalët, kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundi i kampionatit.

Në Spanjë, Ogier u rendit përpara makinave Hyundai, 15 sekonda i distancuar nga Sordo i vendit të dytë dhe me 1 minut e 15 sekonda nga Nuville, i pozicionuar i treti.

Etapa e forcës u fitua nga Latvala që me makinën e tij Volkswagen u klasifikua përpara Ogier dhe Sordo. Nga pilotët që nuk arritën ta mbyllnin garën spikati Mikkelsen me Hyundai, që tashmë u arrit në vendin e dytë në renditjen botërore nga Neuville në kuotën e 127 pikëve.

Për Ogier bëhet fjalë për suksesin e pestë sezonal dhe të tretin radhazi, duke e rritur në 37 numrin e garave të fituar në karrierë. Shifra që janë ende larg atyre të legjendarit Loeb, edhe sepse mosha 32-vjeçare nuk e favorizon pilotin francez të Volkswagen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat