Rrjedhin fotografitë e BMW M5 të ri, zhgënjehen njohësit e makinave

Auto

Rrjedhin fotografitë e BMW M5 të ri, zhgënjehen njohësit e makinave

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:33
BMW

Kompania ka bërë të ditur se M5 i ri do të lansohet në Geneva Motor Show që zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm.

Por, dikush nga punonjësit në BMW nuk ka qenë i kujdesshëm dhe i kanë rrjedhur në internet dy fotografi, që e tregojnë pjesën e përparme dhe të prapme të kësaj veture.

Megjithëse entuziastët janë gëzuar që mund të kenë një pasqyrë paraprake se si do të duket ky model, ka pësuar zhgënjimi.

Njohësit e makinave nuk e kanë vlerësuar aq lartë, përkundër që zyrtarë të kompanisë kanë thënë se janë duke punuar në diçka speciale.

Sipas përshkrimit, ky model nuk dallon nga makinat e mëhershme dhe nuk e ka ngritur aspak nivelin e dizajnit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat