Toyota me muze sekret, ku ndodhen mbi 100 vetura të rralla

Auto

Toyota me muze sekret, ku ndodhen mbi 100 vetura të rralla

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 00:54
Toyota

Në selinë e kompanisë Toyota në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ndodhet një muze sekret ku gjendet koleksioni i makinave që kapë vlerën e miliona dollarëve.

Në këtë godinë, që nga pjesa e jashtme nuk dallon nga ndonjë ndërtesë e zakonshme, nuk duket se brenda mund të ketë vetura të rralla dhe që janë në gjendje të përkryer.

Fillimisht, ky vend është shfrytëzuar nga kompania për të lënë disa nga automobilat që nuk kanë dashur t’i shesin, por me rritjen e ekzemplarëve është hapur si muze që nga viti 2000.

Të interesuarit mund të shkojnë pranë këtyre modeleve që i përkasin kohërave të ndryshme të prodhuesit, por nuk bën të hipin në to.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund t’i shihni disa nga to.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat