Ford konfirmon se gjatë javës së ardhshme lansohet Fiesta e re

Auto

Ford konfirmon se gjatë javës së ardhshme lansohet Fiesta e re

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 00:59
Ford

Në Cologne të Gjermanisë, do të lansohet gjatë javës së ardhshme Fiesta ST.

Kjo është makina e fundit nga Ford, por nuk është dhënë ndonjë datë zyrtare e lansimit.

Spiunët e kishin fotografuar gjatë fazës së testimit teksa ishte me shtresën për kamuflazh, ndërsa ka pasur spekulime të shumta se çfarë fuqie do të ketë. Mirëpo, zyrtarë të kompanisë kanë qenë shumë të mbyllur dhe nuk kanë zbuluar asgjë.

Por, më 29 nëntor do të mësojmë të gjitha risitë, kur shpaloset gjithçka rreth modelit të fundit të linjës Fiesta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat