Apple zbulon planet për një makinë me…

Auto

Apple zbulon planet për një makinë me…

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:12
Steve Jobs makina

Kompania botërore prestigjioze e ka patur të pamundur ta fshehë punën e saj mbi krijimin e një makine me shofer automatik. Ajo ka bërë të ditur se do nxjerrë në treg produktin e shumë përfolur për herë të parë.

Ky informacion i dha fund spekulimeve të më shumë se një viti, për ndërtimin e një makine të tillë. Nuk është konfirmuar akoma data e lançimit për publikun ose forma që do të ketë.

Letra prej 5 faqesh e shkruar nga Steve Kenner, drejtori i Apple për integritetin e produkteve tek njerëzit, iu dërgua Administratës së Trafikut Ndërkombëtar.

Kjo është deklarata më publike dhe direkte e bërë ndonjëherë nga kompania për planet e makinës, duke u ndjekur nga gjurmë të sugjerimeve për Apple në të shkuarën.

“Kompania jonë po investon shumë në automatizimin e makinave dhe kjo është diçka emocionuese për potencialin e këtyre makinave në shumë fusha duke përfshirë atë të transportit”, kishte shkruar në letrën e tij, Kenner.

Apple po punon me integrimin e kompjuterëve në makina ose t’i bëjë ato të komandohen nga një i tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat