Honda NSX humbë në garën e shpejtësisë me Civic Type R

Auto

Honda NSX humbë në garën e shpejtësisë me Civic Type R

Më: 3 janar 2017 Në ora: 00:16
Civic Type R që ka 306 kuajfuqi, ka dalë e para në cak duke e lënë pas NSX që ka 573 kuajfuqi

Gara e shpejtësisë mes dy modeleve Honda, ka pasur një rezultat shumë të pa pritshëm.

Për çudi, Civic Type R që ka 306 kuajfuqi, ka dalë e para në cak duke e lënë pas NSX që ka 573 kuajfuqi.

Megjithëse është ditur se Civic Type R është një makinë mjaftë e shpejtë dhe të gjithë e duan për qëndrueshmërinë që ka, NSX është i mirënjohur si më i shpejti nga tërë rangu Acura.

Sidoqoftë, megjithëse më i shtrenjtë, shumë më i fuqishëm dhe më i shpejtë, në shtegun prej një kilometri, u mund nga një veturë që nuk i ka këto veti.

Në videon e postuar më poshtë, pos garës mund të shihni edhe specifikat e ndryshme të këtyre veturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat